LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Inter

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Inter

Futbolldashësit sonte do të jenë dëshmitar të një ndeshje të madhe të kampionatit italian. Në qytetin e Torinos do të përballen për momentin dy nga skuadrat më në formë në Serie A. Juventus do të jetë nikoqir i skuadrës së Interit, e cila nuk ka pësuar ende humbje këtë sezon në ligën elitare italiane.

Vendi: Juventus Stadium, Torino


Koha: 9, Dhjetor (e shtunë), 20:45

Juventus Stadium ka kapacitet prej 41,507 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Juventus

Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini janë në dispozicion për Derby d’Italia pasi humbën ndeshjen e mesjavës  në Athinë.

Gianluigi Buffon shkaku i një lëndimi nuk është ftuar prej trajnerit Massimilliano Allegri dhe do të pasohet prej Wojciech Szczesnyt.

Claudio Marchisio mund të startojë si titullarë ani pse kohët e fundit nuk ka filluar që nga minuta e parë.

Juventusit do t’i mungojnë katër lojtarë, Interi do të jetë i kompletuar

Inter

Luciano Spalletti duhet të vendosë nëse do të luajë me lojtarët që luajtën në fundjavën e kaluar apo të startojë me Mirandën dhe Roberto Gagliardini, të cilët ishin të pezulluar herën e fundit.
Do të ishte një surprizë nëse nuk do të startonte mbrojtësi brazilian, Miranda. Por, skuadra fituese thuhet se nuk ndërrohet dhe për momentin këtë fiormulë e ka gjetur trajneri italian, i cili ka të gjithë lojtarët e mundshëm në dispozicion.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Juventusi ka fituar 36 nga 38 ndeshjet e fundit në shtëpi (Serie A).

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në 26 prej 31 ndeshjeve të fundit (Serie A).

Interi është i pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit (Serie A).

Janë shënuar mbi dy gola në tetë ndeshjet e fundit të Juventusit (Serie A).

Juventusi nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Juventusi ka fituar tre ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Interi ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Serie A).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Serie A dhe formacionet e mundshme

Analizë

Pas triumfit si mysafirë i Napolit, Juventusi do të shkojë në krye të Serie A me një fitore ndaj liderëve aktual të Serie A. Megjithatë, pozita e tyre në krye nuk mund të zgjasë 24 orë, pasi Napoli do të mund t’i kaloj me një fitore ndaj Fiorentinës.

Inter ka pasur një javë të tërë në dispozicion për t’u përgatitur ndaj Juventusit. Ata janë dy pikë para kampionit në fuqi dhe një fitore e mundshme do të binte se është kandidat serioz për titullin e kampionit skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti.

Juventusi nuk do të ishte shumë i zhgënjyer me një pikë nga kjo ndeshje, por ata do të shkojnë gjithmonë për të fituar ndeshjet e tyre në shtëpi.

Parashikim i ekspertëve të Whoscored

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori