Specializimi i mjekëve të përgjithshëm, 10 për Shtipin, 1 për Tetovën
Në konkursin e dytë për bashkëfinansim të specializantëve, të shpallur nga Ministria e shëndetësisë, janë përzgjedhur 74 kandidatë, me të cilët duhet të përforcohet kapaciteti i nivelit specialist në 17 spitale publike nëpër tërë Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konkursi i dytë ka qenë i destinuar vetëm për mjekë të përgjithshëm të cilët nuk janë të regjistruar në specializim dhe nuk janë të punësuar në spitale publike, ndërkaq konkursi i parë për mjekë të cilët janë të regjistruar në specializime private, kanë nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancim, ashtu siç e kërkon ligji.
Specializimi i kandidatëve do të fillojë në shtator dhe sipas ligjit, kandidatët do të sigurojnë vend pune të përkohshme me spitalet publike, gjatë periudhës së specializimit. Gjatë kësaj periudhe, këta kandidatë do të marrin rroga, e më pastaj mjekët punësohen në këto spitale publike pa shpallur konkurs punësimi.
Lista e spitaleve ku janë pranuar specializantët:
Shtipi – 10 specializantë, Strumica – 7 specializantë, Prilepi – 6 specializantë, Kavadari – 4 specializantë, Struga – 3 specializantë, Kumanova – 3 specializantë, Koçani – 3 specializantë, Velesi – 3 specializantë, Kërçova – 1 specializant, Gostivari – 1 specializant, Ohri – 1 specializant, Gjevgjelia – 1 specializant, dhe Tetova – 1 specializant./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Diskriminimi i mjekëve shqiptarë nga Ministria e shëndetësisë, Ipçja refuzon të përgjigjet
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare