LAJMI I FUNDIT:

Spanja konfirmoi të mërkurën 1,772 raste të reja nga coronavirusi

Spanja konfirmoi të mërkurën 1,772 raste të reja nga coronavirusi

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me coronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur u ka dhënë fund masave të izolimit.

Në po këtë ditë është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499.


Në numrin e të infektuarve nuk janë përfshirë dy rajone që ende nuk kanë bërë të ditura statistikat.

Ky lajm ka ardhur teksa Zvicra është kthyer në shtetin e fundit evropian që ka prezantuar masa të karantinës për udhëtarët që kthehen nga Spanja.

Spanja muaj më parë ka zbatuar disa prej masave më të ashpra të izolimit, me qëllim të ndalimit të përhapjes së coronavirusit.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje prej 18.5 për qind. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori