LAJMI I FUNDIT:

Scolari: Do të doja ta trajnoj Balotellin

Scolari: Do të doja ta trajnoj Balotellin

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se do të kishte dëshirë që një ditë ta trajnonte sulmuesin e Italisë, Mario Balotellin.

Sulmuesi i Azzurrëve ka qenë në formë të jashtëzakonshme prej se u transferua te Milani nga Manchester City dhe trajneri i Selecaos beson se ai do të krijonte një partneritet perfekt me Neymarin.

“Balotelli është shumë i ri dhe unë do të doja ta trajnoj atë”, citohet të ketë thënë Scolari për gazetarët.


“Mbrojtësit tanë i njohin kualitetet e tij. Ai ma përkujton mua Serginhon nga Kupa e Botës së vitit 1982 dhe mendoj se do të krijonte një partneritet perfekt me Neymarin”, ka thënë tekniku brazilian. /Telegrafi/