LAJMI I FUNDIT:

Scholz i kërkoi Putinit të tërheq trupat nga Ukraina

Scholz i kërkoi Putinit të tërheq trupat nga Ukraina
-->

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin e Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur, “duke përfshirë një tërheqje të trupave ruse”, kjo pas një bisede që e zhvilluan ata së fundmi.

“Kancelari dënoi në veçanti sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë dhe theksoi vendosmërinë e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në sigurimin e aftësisë së saj mbrojtëse kundër agresionit rus”, tha zëdhënësi i Scholz, transmeton Telegrafi.

Kremlini në anën tjetër raportoi se Putini i tha Scholzit se linja gjermane dhe perëndimore në Ukrainë ishte “shkatërruese” dhe i kërkoi Berlinit të rimendonte qasjen e tij.

Thirrja shërbeu për të nënvizuar hendekun midis Rusisë dhe qeverive perëndimore mbi Ukrainën, edhe pse Moska dhe Washingtoni kanë thënë në 24 orët e fundit se janë të hapura në parim për bisedime, raporton Reuters.

“Vëmendja u tërhoq nga linja shkatërruese e shteteve perëndimore, përfshirë Gjermaninë, të cilat pompojnë regjimin e Kievit me armë dhe po trajnojnë ushtrinë ukrainase. E gjithë kjo, si dhe mbështetja gjithëpërfshirëse politike dhe financiare për Ukrainën, çon në faktin se Kievi e refuzon plotësisht idenë e çdo negociate”, tha Kremlini.

“Kievi ka thënë se bisedimet e paqes janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet në territorin ukrainas dhe tërheq trupat e saj nga toka ukrainase”.

Kremlini ka treguar se dëshiron një zgjidhje diplomatike dhe pretendon se Putin ka qenë gjithmonë i hapur për bisedime, por tha se kjo ishte e komplikuar nga refuzimi i Washingtonit për të njohur “territoret e reja” pasi rusët po pengonin një kërkim për ndonjë kompromis të mundshëm.

Në anën tjetër, një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi se Berlini nuk është në bisedime me Ukrainën për transferimin ose vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot atje.

Reuters raporton se Gjermania i ofroi Polonisë sistemin Patriot muajin e kaluar për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës së saj ajrore pasi një raketë u rrëzua dhe vrau dy persona. Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Błaszczak më vonë i kërkoi Gjermanisë të dërgonte njësitë e zjarrit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori