LAJMI I FUNDIT:

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Ish-shefi i NATO-s në Evropë pohoi se vendet e aleancës duhet të neutralizojnë menjëherë qytetin strategjik rus në rast të një konflikti me Rusinë.

Në rast të një konflikti të armatosur midis Rusisë dhe NATO-s, trupat e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të duhet të neutralizojnë Kaliningradin, ka thënë ish-shefi i NATO-s në Evropë, James Stavridis.


Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca
Lexo po ashtu Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca

“Në rast lufte, Kaliningradi do të duhet të neutralizohet për të parandaluar që forcat tokësore ruse – me gjasë që veprojnë përmes shtetit vasal të Moskës, Bjellorusisë – të marrin kontrollin e korridorit kritik Suvalki, i cili kalon përgjatë kufirit midis Lituanisë dhe Polonisë”, pohoi admirali në pension i marinës amerikane për Bloomberg.

Ai tha se NATO mund të përdorë Detin Baltik për të bërë presion mbi Kaliningradin, i cili është një “pikë gjeografike” midis anëtarëve të tjerë të aleancës.

Ish-ushtaraku amerikan shtoi se pjesa më e madhe e Flotës Baltike është e bazuar në rajonin e Kaliningradit dhe vetë qyteti pret forca të konsiderueshme ajrore dhe raketore ruse.

Por, me anëtarësimet e fundit të Suedisë dhe Finlandës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Deti Baltik është quajtur “liqeni i NATO-s”.

Një vështrim në një hartë tregon që është kryesisht (por jo plotësisht) e vërtetë – vija bregdetare ka disa copëza të territorit rus. Pjesa tjetër e bregdetit është në duart e NATO-s: Suedia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Gjermania dhe Danimarka.

Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s
Lexo po ashtu Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s

Rusia kontrollon një pjesë të bregdetit midis Lituanisë dhe Polonisë për shkak të enklavës së saj të çuditshme të Kaliningradit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka nën kontroll cepin e largët lindor të Detit Baltik dhe për ironi dikur mendohej se ishte “dritare drejt botës perëndimore” nga carët duke filluar me Pjetrin e Madh.

Sot, në rast të një konflikti midis Moskës dhe NATO-s, çdo anije luftarake ruse atje do të shkatërrohej shpejt dhe lehtë.

Ndryshe, një ndër zyrtarët kryesor të NATO-s kishte paralajmëruar kohë më parë qytetarët në Perëndim se duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

Admirali holandez, Rob Bauer, kryetar i Komitetit ushtarak të NATO-s, tha se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori