Presidenti rus Vladimir Putin është takuar në Moskë me të dërguarit kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në kuadër të përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pamjet e transmetuara tregojnë Putin duke pritur Witkoff dhe Kushner në Kremlin.


Presidenti Trump kishte deklaruar të premten se dy të dërguarit po udhëtonin drejt Moskës me një propozim për t’i dhënë fund luftës.

Pas takimeve në Moskë, Witkoff dhe Kushner pritet të udhëtojnë drejt Kievit, ku do të zhvillojnë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo do të jetë vizita e parë e tyre në Ukrainë në kuadër të këtyre negociatave.

Zelensky tha se kishte komunikuar me të dërguarit amerikanë dhe se ata kishin nisur tashmë punën me palën ruse.

Në kuadër të vizitës së delegacionit amerikan, Rusia dhe Ukraina kanë deklaruar se do të ndalojnë sulmet ndaj kryeqyteteve të njëra-tjetrës për tri ditë.