Vladimir Putin ka urdhëruar që të mos kryhen sulme ndaj Kievit për tre ditë, duke nisur nga mesnata, ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov konfirmoi gjithashtu se Putin do të takohet me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët ndodhen në Moskë në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë shtysë bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë.


“Putini ka urdhëruar që të mos kryhen sulme ndaj Kievit për tre ditë, duke filluar nga mesnata e sotme. Kjo lidhet me përgatitjet dhe zhvillimin e kontakteve amerikane në Kiev”, tha Peskov.

Vendimi erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do të kryente sulme gjatë vizitës së përfaqësuesve amerikanë dhe i kërkoi Rusisë të vepronte në

Megjithatë, Rusia kishte kryer sulme gjatë natës përpara njoftimit, përfshirë goditje ndaj zonave të Kievit.

Sipas raportimeve të fundit, Witkoff dhe Kushner pritet të udhëtojnë drejt Kievit pas takimeve në Moskë.