Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe ndalimin e importit të disa prodhimeve të këtij shteti dhe vendosjen e një “çmimi tavan” për naftën e papërpunuar ruse që transportohet në vendet e treta.
Risi në paketën e re është se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse.
Në BE thanë se në muajin dhjetor do të ndalohet në tërësi importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit.
Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse.
Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”.
Por, burimet diplomatike në Bruksel thanë se kjo pikë tashmë është hequr për shkak të Serbisë e cila është importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse. Serbia e merr naftën ruse nga naftësjellësi JNAF, që gjendet në bregdetin kroat.
“Disa vende anëtare nuk kanë dashur që Serbia të shpërblehet për qëndrimet e saj rreth krizës në Rusi dhe për mospërshtatje me qëndrimet dhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë”, tha një diplomat.
Ndërkaq, burimet diplomatike thanë se “ekspertët e BE-së, pas një analize të thellë, kanë ardhur në përfundim se ka mjaft burime të tjera të naftës nga ku mund të importohet nafta e papërpunuar, prandaj nuk ka nevojë për përjashtim nga sanksionet”.
Serbia ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë luftën që Rusia nisi në shkurt kundër Ukrainës. Por, Beogradi ka refuzuar t’i vendosë sanksione Moskës.
BE-ja vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Por, deri më tani, BE-ja i ka lejuar Serbisë vazhdimin e kalimit të naftës ruse përmes territorit të BE-së për shkak të sigurisë energjetike në rajon. Por, sipas draft-dokumentit për paketën e re të sanksioneve, kjo mundësi nuk është e paraparë për të ardhmen. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën