LAJMI I FUNDIT:

BE me sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

BE me sanksione të reja kundër Koresë së Veriut
North Korean leader Kim Jong Un speaks during a ceremony to award party and state commendations to nuclear scientists, technicians, soldier-builders, workers and officials for their contribution to what North Korea said was a succesful hydrogen bomb test, at the meeting hall of the Central Committee of the Workers' Party of Korea (WPK) in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) on January 13, 2016. REUTERS/KCNA

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian miratuan sot sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, në përgjigje të testimit nga Pheniani të një bombe bërthamore në fillim të muajit shtator.

“Këto masa synojnë të rritin presionin tashmë të ushtruar kundër Koresë së Veriut, që kjo e fundit të respektojë detyrimet e saj”, theksoi Këshilli i BE, që përfaqëson 28 shtete anëtare, në një komunikatë.


Sanksionet përfshijnë një ndalim të eksporteve të naftës dhe të të gjitha investimeve në Korenë e Veriut për ndërmarrjet e BE-së, si dhe një reduktim të parave që mund të dërgohen në vend nga Bashkimi Evropian.

Lista e zezë e Bashkimit Evropian përfshin ngrirjen e të ardhurave dhe heqjen të vizave për hyrje në territorin e BE-së, me shtimin e tre personaliteteve koreano-veriore dhe gjashtë ndërmarrjeve apo institucioneve, përfshirë ushtrinë koreano-veriore.

Kjo listë përfshin tashmë 104 personalitete koreano-veriore dhe 63 entitete.