Sa është klauzola e Messit dhe sa do të kushtonte në rast se Barca vendos ta shesë

Nëse ndonjë klub dëshiron ta transferojë Lionel Messin, atëherë duhet ta aktivizojë klauzolën për shkëputjen e kontratës së tij – por cila është ajo?
Është vështirë ta imagjinosh superyllin argjentinas duke bartur fanellën e një klubi tjetër, mirëpo spekulimet vetëm sa po intensifikohen lidhur me largimin e mundshëm nga Katalunia.
Pas sezonit zhgënjyes që patën Blaugranët, e sidomos pas humbjes turpëruese nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, 33-vjeçari është duke e menduar seriozisht largimin, duke qenë se e kishte paralajmëruar menaxhmentin e klubit se skuadra kishte nevojë për ndryshime.

Ai ka kontratë me Barcën deri në verën e ardhshme (2021), ndërsa nuk ka pranuar që ta rinovojë kontratën. Kjo u jep mundësi klubeve që të nisin bisedimet me të në muajin janar për ta transferuar pa para në fund të sezonit të ardhshëm.
Për këtë arsye, katalunasit duhet ta shesin atë që të mos e humbin pa para në verën e vitit 2021.
Klauzola për shfuqizimin e kontratës së Lionel Messit

Messi ka një klauzolë blerëse për prishjen e kontratës në vlerë prej 700 milionë eurosh. Kjo pikë është përfshirë në marrëveshjen katërvjeçare, të cilën sulmuesi e nënshkroi me Barcelonën në vitin 2017 dhe që është valide deri në vitin 2021.
Para kësaj, klauzola e argjentinasit kishte qenë 300 milionë euro. Mirëpo, kur Paris Saint-Germaini ia pagoi klauzolën prej 222 milionë eurosh Neymarit, klubi spanjoll vendosi që t’ia rinovonte kontratën dhe të vendoste klauzolë të re për futbollistin kryesor të skuadrës në dekadën e fundit.
Nëse një klub do të dëshironte ta blinte fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë, do të duhej të ofronte 700 milionë euro, ndërsa Barca do të ishte e detyruar ta pranojë këtë ofertë.
Megjithatë, duke marrë parasysh se mosha ka të njëjtin efekt edhe te Messi si te gjithë të tjerët, si edhe kur kihet në konsideratë se ka vetëm një vit në kontratën e tij, nëse ai e kërkon largimin – atëherë Barcelona do të detyrohej të pranonte një ofertë shumë më të ulët se kontrata e tij, në mënyrë që të mos e humbte me parametrat zero një vit më pas.
Klubet që mund ta transferojnë Messin

Nuk ka dyshim se çdo klub në botë do ta dëshironte Leo Messin në skuadër, mirëpo një numër i vogël prej tyre mund ta përballojë transferimin e tij. Edhe nëse Barca e lejon largimin e tij pa para, paga e madhe e argjentinasin përzgjedh një listë të ngushtë të klubeve që mund ta angazhojnë.
Manchester City, Interi, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini janë destinacionet potenciale të superyllit të futbollit. Citizens që drejtohen nga Pep Guardiola, kanë një përparësi më të madhe për shkak të bashkëpunimit të mëhershëm të tyre.
Ndërsa në muajt e fundit, Interi ka qenë klubi që është lidhur më së shumti me Messin, edhe pse te Barcelona vazhdojnë të shpresojnë në qëndrimin e tij.
Çfarë është klauzola e blerjes apo lirimit të një lojtari

Në futboll, klauzola e blerjes që shpesh referohet si klauzola e lirimit – është një klauzolë në kontratën e futbollistit që përfshin një çmim të caktuar transferimi, që në rast se paguhet, klubi e ka për detyrë që ta pranojë.
Shuma zakonisht caktohet shumë më lartë se sa çmimi real i lojtarit në treg, në mënyrë që të qëndrojë si pengesë për ofertuesit e mundshëm, por ka raste kur është relativisht e ulë, ashtu që t’i tërheqë blerësit potenciale.
Klauzolat blerëse kanë qenë aspekte të detyrueshme në kontratat e futbollistëve në Spanjë që nga viti 1985.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk