LAJMI I FUNDIT:

Remy refuzon Newcastlen për QPR?

Remy refuzon Newcastlen për QPR?

QPR raportohet se ka mposhtur Newcastle United për të nënshkruar me sulmuesin e Olympique Marseille, Loic Remy.

Daily Mail shkruan se skuadra e fundit në tabelën e Ligës Premier ka kërcyer për ta marrë francezin nga duart e Newcastle United.

QPR ka fituar të drejtën për të biseduar me sulmuesin 26-vjeçar, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, të cilës do t’i paguajë 8 milionë funte.


Lojtari raportohet se do të fitojë 80 mijë funte në javë te QPR, dyfishin e asaj çfarë i ofroi Newcastle. /Telegrafi/