LAJMI I FUNDIT:

Remi në Emirates

Remi në Emirates

Emirates Stadium ishte arena e kryendeshjes së xhiros së 24 në Ligën Premier, ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, që përfundoi me rezultat 2-2.

Një gabim në mbrojtje të lojtarëve vendas e shfrytëzuan Redsat, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e pestë. Luis Suarez shënoi golin e 17-të sezonal në Ligën Premier falë edhe devijimit të Per Mertesacker.

Gjatë pjesës së parë, Pepe Reina bëri dy intervenime të mrekullueshme për t’ua mohuar golin Topçinjve.


Pas një ore lojë, Jordan Henderson kaloi gjithë mbrojtjen vendase për ta dyfishuar rezultatin (60’).

Mirëpo, pas një gjuajtje të lirë të Jack Wilshere, Olivier Giroud e ktheu Arsenalin në lojë (65’).

Giroud ishte i përfshirë edhe në golin e barazimit pasi asistoi te Theo Walcott, ndërsa anglezi e plasoi topin në rrjet (67’).

Barazimi nuk i konvenon asnjërës nga skuadrat që mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori