LAJMI I FUNDIT:

I rekrutuari rus thuhet se bëri vetëvrasje: “Nuk isha gati të vras”

I rekrutuari rus thuhet se bëri vetëvrasje: “Nuk isha gati të vras”

Një reper rus i rekrutuar thuhet se i ka dhënë fund jetës pasi iu tha adhuruesve të tij që “nuk ishte gati të vrasë”, në një mesazh të fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç, i cili u quajt me emrin skenik Walkie, tha se nuk mund të “duronte mëkatin e vrasjes në shpirtin e tij”, pasi u thirr për të luftuar në Ukrainë, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të mobilizuar 300 mijë rezervistë.


Shumë burra rusë kanë kërkuar me dëshpërim mënyra për të shmangur ftesën për luftë.

Të premten, trupi i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit pasi muzikanti regjistroi një video tragjike përfundimtare në kanalin e tij Telegram, raporton Mail Online.

Reperi, i cili më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, u tha fansave të tij: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë nuk jam më gjallë”.

“Nuk mund ta bartë mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua, nuk jam gati të vras për asnjë ideal”.

“Unë zgjedh të mbetem në histori përgjithmonë, si një njeri që nuk e mbështeti atë që po ndodhte”.

Ai shtoi: “Unë nuk jam gati të marr armët dhe të vras njerëzit si unë”.

Petunin, i cili më parë ishte trajtuar në një spital mendor, tha se vetëvrasja ishte “një mënyrë për të shprehur protestën e tij përfundimtare”.

Ai gjithashtu besonte se mobilizimi i pjesshëm i trupave të Putinit në vijën e frontit do të kthehej së shpejti në mobilizim të plotë. /Telegrafi/