LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi pagoi për të 72 milionë euro – që atëherë nuk ka shënuar gol, ndeshjen e fundit qau nga zhgënjimi

Real Madridi pagoi për të 72 milionë euro – që atëherë nuk ka shënuar gol, ndeshjen e fundit qau nga zhgënjimi

Futbollisti i talentuar 16-vjeçar, Endrick, i cili u ble nga Real Madridi në dhjetor për një shumë fikse prej 47 milionë eurosh (72 milionë euro mund të shkojë totali), u përlot në stol në ndeshjen kundër Bragantinos, sepse ende nuk ka shënuar asnjë gol në vitin 2023.

Bëhet fjalë për lojtarin të cilit Real Madridi i pagoi 35 milionë euro fikse dëmshpërblim, 25 milionëve që lidhen me bonuset dhe do të paguajë edhe 12 taksa, çka e bën këtë transferim diku rreth 72 milionë euro.

Para transferimit, futbollist brazilian ka shënuar 9 gola në 14 ndeshje të luajtura për Palmeiras dhe brazilianët thonë se ai është një lojtar që nuk është paraqitur në Brazil që nga Ronaldo në kuadër të aftësive të tij golashënuese.


https://twitter.com/Tamuno_Jorge/status/1628796563467165697

Megjithatë, pasi u krye transferimi te Reali, sulmuesi 16-vjeçar nuk është aq i suksesshëm, dhe në vitin 2023, nga dhjetë ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol dhe e gjithë kjo la gjurmë tek ai.

Pasi u largua nga loja në minutën e 60-të në ndeshjen kundër Bragantinos, ai u ul në stol dhe filloi të qajë.

Endrick te Real Madridi, marrëveshje e plotë verbale mes palëve
Lexo po ashtu Endrick te Real Madridi, marrëveshje e plotë verbale mes palëve

“Ai e mbuloi fytyrën se po qante, kjo është e vërtetë. Unë nuk jam babai i tij, por duhet ta kisha përqafuar”.

https://twitter.com/DavidBest7_/status/1628828585661288450

“Ai duhet të qëndrojë i qetë, askush nuk i pëlqen kritikat dhe ka presion të madh mbi të që të shënojë pesë ose gjashtë gola dhe ai po përpiqet ta përballojë këtë. Goli do të vijë në kohën e duhur, ai vetëm duhet të qëndrojë i qetë dhe të luajë futboll me buzëqeshje”, ka thënë trajneri i tij Abel Ferreira.

Ndryshimi i madh i Real Madridit: Gjashtë vite punë dhe 500 milionë euro në ekipin e së ardhmes
Lexo po ashtu Ndryshimi i madh i Real Madridit: Gjashtë vite punë dhe 500 milionë euro në ekipin e së ardhmes

Në kategoritë e të rinjve, Endrick shënoi 170 gola në 172 ndeshje duke luajtur kundër kundërshtarëve pesë ose gjashtë vjet më të mëdhenj.

Shumë gjigantë evropianë u rreshtuan për nënshkrimin e tij, por në fund Real Madridi ishte më i suksesshmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori