LAJMI I FUNDIT:

Rastet me meningjit në Kosovë, epidemiologu Vishaj: Gjendja është stabile, s’ka tendenca për përshkallëzim

Rastet me meningjit në Kosovë, epidemiologu Vishaj: Gjendja është stabile, s’ka tendenca për përshkallëzim
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka njoftuar se numri i rasteve të raportuara me meningjit në Kosovë ka shënuar rritje gjatë periudhës korrik-gusht, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mirëpo, drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj ka thënë se gjendja sa i përket kësaj sëmundjeje infektive për momentin është stabile dhe nuk ka tendencë për përshkallëzim të situatës.


Vishaj po ashtu tregoi së të martën kanë pranuar në repart një pacient të infektuar me meningjit, por, siç tha, ai gjendja e tij është stabile dhe nën kontroll.

Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK

“Mbrëmë isha kujdestar dhe situata është stabile sa i përket meningjitit. Një pacient e pranuam dje, gjendja e tij është e qetë dhe nuk ka tendencë përkeqësim të situatës”, tha ai.

I pyetur se si është situata në Klinikën Infektive sa i përket infeksioneve të ndryshme, ai tha se “Është e njëjtë si çdo vit tjetër”.

Ndërkaq, infektologu Hamdi Ramadani për Telegrafin pati treguar se si vjen deri te infektimi, simptomat dhe si bëhet shërimi i meningjitit.

Ramadani tha se kjo është një sëmundje infektive, e cila paraqitet në sezona të caktuara, kur rriten temperaturat në nivele më të larta, por edhe kur qytetarët i frekuentojnë pishinat.

“Kjo është pritë edhe nga mjekët, nuk është ndonjë befasi. Muajt korrik, gusht deri në shtator janë muajt e sindromës meningjeale…”, tha ai.

Rastet me meningjit në Kosovë, infektologu Ramadani tregon për simptomat, rrezikun dhe trajtimin
Lexo po ashtu Rastet me meningjit në Kosovë, infektologu Ramadani tregon për simptomat, rrezikun dhe trajtimin

Si paraqitet kjo si sëmundje dhe ku është burimi i saj?

Ramadani tha se burimi i infeksioneve është kryesisht në ujëra, si dhe nga personi i infektuar i cili siç tha ai mund ta bart infeksionin tek personi tjetër.

“Këto gjinden në lëngje të të sëmurëve të infektuar, por qëndrojnë shumë edhe në ujë të pishinave, në ujë të ndotur – normalisht nëse ato nuk janë dezinfektuar apo nuk është bërë klorizimi i ujit”.

Cilat janë shenjat e meningjitit?

Infektologu tregoi se shenjat e meningjitit janë të përgjithshme.

Hamdi Ramadani, infektolog

“Në rastin e parë shfaqet pas një inkubacioni 12 ose 48 orë, pra një temperaturë e lartë që mund të shkoj deri në 39 e lartë. Të infektuarit kanë dhimbje të kokës, të muskujve, pastaj humbje të oreksit, kjo është faza e parë”.

“Në orët e mëvonshme paraqitet dhe faza e dytë që ne e quajmë sindroma meningjiale. Dhimbja e kokës është shumë intensive, dallon pak nga gripi. Kemi dhimbje koke që është e intensitetit shumë të madh. Manifestohet në shumë raste, dhe në një përqindje të rasteve edhe me të vjella, sidomos tek fëmijët, por edhe të rriturit mund të preken. Karakteristikë e kësaj është që paraqitet dhe në qafë pak me shtrëngime (muskujt e qafës). Mund të kemi dhe problemin e dritës, apo pengesa në dritë dhe në rastet më ekstreme e më të rënda nëse virusi është shumë patogjen atëherë edhe alterime në sferën psiqike, në kuptimin e konfuzionit edhe eventualisht konvulsione”, tregoi Ramadani.

Infektologu Ramadani tha se një kontroll e thjeshtë e mjekut e vërteton nëse personi ka simptoma të sëmundjes së meningjitit.

Shtohen rastet me meningjit, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët vigjilencë të shtuar
Lexo po ashtu Shtohen rastet me meningjit, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët vigjilencë të shtuar

“Regjimi i shtratit për uljen e temperaturës me lëngje, pasi nga temperaturat dhe të vjellat njeriu mund të dehidrohet dhe e dyta është që të jepet terapia…”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, kjo ecuri e sëmundjes mund të kalojë për tri, katër ose pesë ditë.

“Përndryshe meningjiti në rastet më të rralla e ekstreme mund të ketë pasoja që nga konvulsioni, ndryshime psikike, etj. Por, këto janë jashtëzakonisht të rralla”, tregoi infektologu.

Ramadani tha se qytetarët duhet të mbajnë higjienën, duke larë duart, e sidomos fëmijët.

“Duhet të kemi kujdes sidomos te fëmijët të cilët vrapojnë nëpër pishina, të jenë të kujdesshëm se si të mbrohemi”, tha ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori