LAJMI I FUNDIT:

Rastet me meningjit në Kosovë, infektologu Ramadani tregon për simptomat, rrezikun dhe trajtimin

Rastet me meningjit në Kosovë, infektologu Ramadani tregon për simptomat, rrezikun dhe trajtimin
Hamdi Ramadani, infektolog

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve të raportuara me meningjit ka shënuar rritje gjatë periudhës korrik-gusht në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në lidhje me këtë infektologu Hamdi Ramadani ka treguar si vjen deri te infektimi, simptomat dhe si bëhet shërimi.


Ramadani tha se kjo është një sëmundje infektive e cila paraqitet në sezona të caktuara, kur rriten temperaturat në nivele më të larta, por edhe kur qytetarët i frekuentojnë pishinat.

“Kjo është pritë edhe nga mjekët, nuk është ndonjë befasi. Muajt korrik, gusht deri në shtator janë muajt e sindromës meningjeale…”, tha ai.

Si paraqitet kjo si sëmundje dhe ku është burimi i saj?

Ramadani tha se burimi i infeksioneve është kryesisht në ujëra, si dhe nga personi i infektuar i cili siç tha ai mund ta bart infeksionin tek personi tjetër.

“Këto gjinden në lëngje të të sëmurëve të infektuar, por qëndrojnë shumë edhe në ujë të pishinave, në ujë të ndotur – normalisht nëse ato nuk janë dezinfektuar apo nuk është bërë klorizimi i ujit”.

Cilat janë shenjat e meningjitit?

Infektologu tregoi se shenjat e meningjitit janë të përgjithshme.

“Në rastin e parë shfaqet pas një inkubacioni 12 ose 48 orë, pra një temperaturë e lartë që mund të shkoj deri në 39 e lartë. Të infektuarit kanë dhimbje të kokës, të muskujve, pastaj humbje të oreksit, kjo është faza e parë.

Në orët e mëvonshme paraqitet dhe faza e dytë që ne e quajmë sindroma meningjiale. Dhimbja e kokës është shumë intensive, dallon pak nga gripi. Kemi dhimbje koke që është e intensitetit shumë të madh. Manifestohet në shumë raste, dhe në një përqindje të rasteve edhe me të vjella, sidomos tek fëmijët por edhe të rriturit mund të preken. Karakteristikë e kësaj është që paraqitet dhe një qafë pak më e shtrënguar (muskujt e qafës). Mund të kemi dhe problemin e dritës, apo pengesa në dritë dhe në rastet më ekstreme e më të rënda nëse virusi është shumë patogjenë atëherë edhe alterime në sferën psiqike, në kuptimin e konfuzionit edhe eventualisht konvulsione”, tregoi Ramadani.

Rastet e shtuara me meningjit, Nushi: Qytetarët të kenë kujdes me ujin e bunarëve dhe në pishina
Lexo po ashtu Rastet e shtuara me meningjit, Nushi: Qytetarët të kenë kujdes me ujin e bunarëve dhe në pishina

Po ashtu, siç u shpreh Ramadani një kontroll e thjeshtë e mjekut e vërteton nëse personi ka simptoma të sëmundjes së meningjitit.

“Regjimi i shtratit për uljen e temperaturës me lëngje, pasi nga temperaturat dhe të vjellat njeriu mund të dehidrohet dhe e dyta është që të jepet terapia…”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, kjo ecuri e sëmundjes mund të kalojë për tri, katër ose pesë ditë.

“Përndryshe meningjiti në rastet më të rralla e ekstreme mund të ketë pasoja që nga konvulsioni, ndryshime psikike, etj. Por, këto janë jashtëzakonisht të rralla”, tregoi infektologu.

Ramadani tha se qytetarët duhet të mbajnë higjienën, duke larë duart, e sidomos fëmijët.

Shtohen rastet me meningjit, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët vigjilencë të shtuar
Lexo po ashtu Shtohen rastet me meningjit, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët vigjilencë të shtuar

“Duhet të kemi kujdes sidomos te fëmijët të cilët vrapojnë nëpër pishina, të jenë të kujdesshëm se si të mbrohemi”, tha ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani.

E Burbuqe Nushi- Latifi nga IKSHPK, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se meningjiti në ujin e klorizuar nuk qëndron.

Sipas saj, në njoftimin e lëshuar do duhej të cekej se për cilin ujë të pijes bëhet fjalë.

“Nëse ka dal këshilla ‘që të keni kujdes në ujin e pijshëm’, 100 për qind kanë pas në mendje ujërat të cilat nuk janë të sigurt, kryesisht prej bunarëve”, shpjegoi Nushi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme, bazuar në raportin e IKSHPK, kërkon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

“Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët.

Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori