LAJMI I FUNDIT:

Radoniqi: KQZ ka avancuar në organizimin e këtyre zgjedhjeve

Radoniqi: KQZ ka avancuar në organizimin e këtyre zgjedhjeve
Foto: Arkiv

Fillimi i reformës zgjedhore dhe rishikimi i Ligjit për financimin e partive politike janë kërkesat që shoqëria civile i ka përsëritur sot në Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Për transparencën në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Kosovë është diskutuar në një tryeze të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi ka thënë se kanë përparuar sa i përket organizimit të zgjedhjeve në vend.


Megjithatë, ai theksoi se një ligj i ri është shumë i nevojshëm për t’u adresuar shumë çështje të cilat janë ngritur nga monitorues të ndryshëm të zgjedhjeve.

“KQZ ka arritur një avancim në organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe si rezultat kemi një organizim të mirë të zgjedhjeve lokale të cilat ndodhen ne fund te vitit të kaluar. Natyrisht që e kemi ligji të vjetër dhe ka nevojë për ndërhyrje apo ndoshta edhe ndryshim të sistemit zgjedhor, ajo le të mbetët një çështje që do ta trajtojnë partitë politike, së bashku me ne apo edhe me shoqërinë civile por një ligj i ri është shumë i nevojshëm për të t’u adresuar shumë çështje të cilat janë ngritur nga monitorues të ndryshëm të zgjedhjeve jo vetëm të Bashkimit Evropian por edhe të disa organizatave të tjera që kanë jep rekomandimet e tyre”, ka thënë Radoniqi, raporton kp.

Ai ka thënë që synojnë të shënojnë përparim në transparencën zgjedhore lidhur me rezultatet e kandidatëve.

Ndërsa drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se është momentumi më i mirë që Kosova të fillojë me reformën zgjedhore.

Kryeziu ka thënë se parregullsitë dhe sfidat që kanë përcjellë proceset zgjedhore në Kosovë duhet të adresohen përmes një reforme zgjedhore të organizuar nga partitë politike dhe Kuvendi i Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje këtyre institucioneve që është momentumi më i mirë politik duke pasur parasysh që ne i kemi përfunduar dy palë zgjedhje në vitin e kaluar dhe vlerësojmë që deri në kalendarin zgjedhor së paku edhe për tre vite nuk duhet të ketë zgjedhje, atëherë do te ishte momentumi më i mirë politik që të fillojmë me reformë zgjedhore e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe mos të merr vetëm segmente të caktuara të cilat mund të shkojnë në favor te një subjekti politik”, ka thënë Kryeziu.

E drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, përveç nevojës për reformë zgjedhore ka përmendur edhe çështjen e financimit të partive politike.

“Mendoj që është ABC-ja e demokracisë dhe zgjedhjeve është çështja e financimit të partive politike dhe më tepër se si partitë politike i deklarojnë dhe nga i marrin financat dhe mënyrën se si i shpenzojnë. Nëse partitë politike në esencë nuk janë transparente në mënyrën se si financohen dhe mënyrën se si i shpenzojnë ato financa që i kanë atëherë qysh mund të presim që ato kur te vijnë në pushtet kanë me qenë transparente në menaxhim të buxhetit të shtetit apo te komunave të caktuara”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka thënë se ligji për financim të partive politike duhet të rishikohet së bashku me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Sipas tij, KQZ duhet të bëjë monitorim për mënyrën si financohen partitë politike dhe si i shpenzojnë ato paratë.

Ndërsa anëtari i KQZ-së, Alim Rama ka thënë se ky institucion ka nevojë për përmirësime duke theksuar vonesën e publikimit të vendimeve të KQZ-së.

“Një vërejtje që është cekur për herë të parë sivjet ka qenë mungesa ose vonesa në shpalljen ose publikimin e vendimeve të KQZ-së. Një element tjetër që është shumë me rëndësi është transparenca në publikimin e rezultateve preliminare posaçërisht për kandidatë. Kjo është një vërejtje që ceket vazhdimisht nga raportet e BE-së dhe besoj që neve si KQZ na mbetet shumë punë, besoj që nuk kemi zgjedhje për dy-tre vjetët e ardhshme kështu që na mbetet punë qe të përmirësojmë dhe rregullojmë sistemin e publikimit”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori