LAJMI I FUNDIT:

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata “Alwaleed Philanthropies Global” në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata “Alwaleed Philanthropies Global” në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Foto: Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot për herë të parë është bërë me pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.

Kjo falë donacionit nga organizata Alwaleed Philanthropies Global, organizatë kjo që ka bashkëpunuar me Fondacionin Jahjaga për të siguruar pajisje të avancuara mjekësore për Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Kosovës.


Në njoftimin e Fondacionit Jahjaga bëhet e ditur se Princesha Lamia bint Majed Al Saud, Sekretare e Përgjithshme e organizatës filantrope Alwaleed, po viziton Republikën e Kosovës për të mbështetur zhvillimet në sektorin e shëndetësisë në rajon.

“Këto përpjekje të kombinuara kanë sjellë në klinikë këtë teknologji të avancuar, duke përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve dhe duke fuqizuar angazhimin e Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor në vend.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Princesha Lamia bint Majed Al Saud vizitoi Klinikën e Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të mbështetur projektin e përmirësimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor”, thuhet tutje në njoftim.

Ajo gjithashtu mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të pajisjes mjekësore SPECT/CT/PET, e mbajtur nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

Në shenjë mirënjohje për këtë donacion, presidentja Osmani i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave Princit Alwaleed bin Talal Al Saud për kontributin e tij të çmuar dhe mbështetjen.

QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme
Lexo po ashtu QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme

“Kjo dhuratë shënon një përmirësim thelbësor në shërbimet mjekësore për qytetarët e  Kosovës, duke i mundësuar pacientëve me kancer të kenë qasje në trajtime kritike pa pasur nevojë për shpenzime në udhëtime të kushtueshme dhe sfiduese jashtë vendit.

Marrëveshja midis Alwaleed Philanthropies dhe Fondacionit Jahjaga synon të mbështesë pacientët me kancer në Kosovë, duke ndikuar në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës së tyre përmes sigurimit të teknologjisë SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Nukleare.

Pajisjet do të jenë në dispozicion të pacientëve në sektorin publik pa pagesë, duke siguruar qasje më të gjerë në trajtime që shpëtojnë jetën. Gjithashtu, marrëveshja përfshin programe trajnimi të specializuara për stafin e klinikës, duke siguruar që ata të jenë të pajisur me njohuri për të operuar dhe mirëmbajtur pajisjet e avancuara, duke kontribuar më tej në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori