LAJMI I FUNDIT:

Qeveria paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Qeveria paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, në të cilin u diskutua për gjendjen e rëndë të krijuar si pasojë e kësaj pandemie dhe veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit për menaxhimin dhe parandalimin e saj.

Në komunikatën e lëshuar për media nga ana e Qeverisë, përveç përkushtimit të plotë të personelit shëndetësor, që është në vijën e parë të frontit në betejën kundër pandemisë COVID -19, në këtë takim u kërkua sërish që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë largësinë fizike, t’i bartin maskat mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën personale, sepse këto janë mjetet më efikase për t’u mbrojtur nga ky infeksion i rrezikshëm.


Hoti, po ashtu, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të vendit, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal, t’i bashkërendojnë veprimet e tyre, në mënyrë që qytetarët të informohen për masat mbrojtëse të parapara me vendimet e Qeverisë se Republikës së Kosovës, si dhe me udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim, kryeministri Hoti, theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë kudo që ka nevojë me pajisje teknike, qoftë me shtimin e numrit të personelit shëndetësor, në mënyrë që pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme profesional dhe kujdesi human për të cilin ata kanë nevojë.

Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Me këtë rast, ministri Zemaj ka prezantuar hapat konkretë që Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë këto ditë për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, ndërsa drejtuesit e institucioneve shëndetësore të vendit kanë raportuar për gjendjen e të prekurve, duke paraqitur të dhënat e përditësuara për numrin e të infektuarve, si dhe të përpjekjeve që po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë për t’u ndihmuar pacientëve për ta përballuar me sukses sëmundjen.

Ndërkaq, bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe 7 spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Në QKUK 160 pacientë, kurse 122 në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 103 në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive.

Prej numrit total të pacientëve, 122 pacientë janë me oksigjenoterapi në QKUK, kurse 69 në spitalet e përgjithshme.

Në gjendje kritike janë 17 pacientë me COVID-19 e 4 prej tyre të intubuar, njofton Telegraf.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori