LAJMI I FUNDIT:

“Qëllimi i Real Madridit është ta largojë Ronaldon dhe ta marr Neymarin”

“Qëllimi i Real Madridit është ta largojë Ronaldon dhe ta marr Neymarin”
Fabio Cannavaro në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se klubi po kërkon ta shes Cristiano Ronaldon për ta marr Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Braziliani u largua nga Barcelona vitin e shkuar për një shumë rekord prej 222 milionë euro, por sic duket nuk është edhe aq i lumtur në Paris.

Ka pasur shumë raportime nga Spanja dhe Franca që lojtari mund të ndryshojë mjedisë në fund të vitit.


Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Neymar? Kjo është një strategji e zgjuar që klubi do të vazhdojë ta ndjekë për ta larguar vëmendjen nga problemet aktuale të ekipit në fushë”.

“Ata duan t’u shesin ëndrra tifozëve dhe t’i përqendrojnë vëmendjen e tyre në këtë transferim, por unë e shoh si një lëvizje që mund të bëhet e mundur”.

Neymar po tregon formë të lart te PSG-ja (Getty Images)

“Unë besoj se ata e kanë qëllimin për të ardhmen që ta ofrojnë Neymarin dhe ta largojnë Cristianon”.

“Ata duan të dinë se çfarë do të mendojnë tifozët dhe pastaj do të marrin vendime bazuar në këtë”, ka thënë Calderon për Le Parisien.

Cristiano po kontestohet shpesh nga tifozët në muajt e fundit

Vera pritet të jetë shumë e nxehtë pasi dy klubet do të bëjnë blerje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori