LAJMI I FUNDIT:

Produkti zvicran “Batery Station”, prezent në disa qytete të Kosovës

Produkti zvicran “Batery Station”, prezent në disa qytete të Kosovës

Produkti zvicran “Battery Station”, përmes të cilit mundësohet mbushja e karrikuesve të telefonave mobilë dhe njëkohësisht reklamimi i firmave të ndryshme, po shtrihet çdo ditë e më shumë nëpër tërë Kosovën.
Deri më tani, që nga hyrja në funksion e këtij produkti, janë vendosur 10 aparate nëpër qendra të ndryshme në Kosovë, duke filluar nga Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.
Kjo pajisje është vendosur në disa lokale të gastronomisë dhe qendra të ndryshme rekreativo – sportive dhe në aeroport.
Sipas sistemit matës “RSS”, përmes të cilit verifikohet numri i përdoruesve të telefonave që e kanë përdorur “Battery Station”, për t’i mbushur karrikuesit, prej datës 1 tetor deri me 26 nëntor të këtij viti, rezulton se pajisja është përdorur nga 12 mijë 750 persona.

Ndryshe, kjo pajisje ia lehtëson përdoruesve të telefonave mobil barrën e mbajtjes së karikuesve me veti, sepse në “Battery Station” iu mundësohet që ta mbushni telefonin, duke duke pirë kafe në ndonjë lokal, duke kryer ushtrime sportive apo duke ngrënë ushqim, etj./Telegrafi/