LAJMI I FUNDIT:

Samsung konfirmon aksidentalisht datën e prezantimit të serisë Galaxy S23

Samsung konfirmon aksidentalisht datën e prezantimit të serisë Galaxy S23

Muajin e kaluar, informatori i besueshëm “Ice universe” tha se Samsung do të prezantonte serinë Galaxy S23 më 1 shkurt 2023.

Sot gjatë ditës, dega e Samsung në Kolumbi e konfirmoi datën – teksa krijoi një faqe në ueb-sajtin e saj të internetit për ngjarjen Galaxy Unpacked për zbulimin e serisë S23.


Ajo faqe tani është hequr, gjë që sugjeron se Samsung Colombia ka treguar para kohës datën e ngjarjes së zbulimit “Unpacked”. Por ne presim që konglomerati korean të bëjë një njoftim zyrtar për ngjarjen së shpejti, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Samsung accidentally confirms Galaxy S23 series launch date

Vini re se Samsung nuk e përmendi në mënyrë eksplicite Galaxy S23 në faqen e saj të internetit, por fotografia që shpërndau konfirmon pak a shumë që Samsung do të zbulojë telefonat e saj kryesor të vitit 2023 në ngjarjen e 1 shkurtit.

Seria Galaxy S23 pritet të përbëhet nga tre modele – Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 Ultra. Samsung nuk ka zbuluar ende asgjë rreth tyre, por falë imazheve të tyre të zbuluara, ne e dimë se si do të duket treshja e telefonave Galaxy S23.

Mund të prisni që më shumë detaje rreth linjës Galaxy S23 të shfaqen në fillim të ngjarjes Galaxy Unpacked të 1 shkurtit. /Telegrafi/