LAJMI I FUNDIT:

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Foto: Fero/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke zbuluar se është duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe është në depresion të rëndë.

Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave vendore për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike.

Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë.


“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh, është duke më u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar reperi nga Gjilani në mesazhin e tij të sinqertë.

Foto: Fero/InstaStory

Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë.

Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet që mediat vendore të ndërhyjnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kader Kicaj shkëlqen në bregdetin kroat me paraqitjen e saj mahnitëse në bikini

Kader Kicaj shkëlqen në bregdetin kroat me paraqitjen e saj mahnitëse në bikini

Magazina
Egli Tako 'ndez debat' me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?

Egli Tako 'ndez debat' me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?

Magazina
Një modele refuzoi të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Yamal për shkak të disa kërkesave të çuditshme

Një modele refuzoi të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Yamal për shkak të disa kërkesave të çuditshme

Magazina
Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit

Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit

Magazina
Loredana përballet me modelen që i shkroi Jozit: Mos bëj për një mashkull, duhet ai të të ndjek ty

Loredana përballet me modelen që i shkroi Jozit: Mos bëj për një mashkull, duhet ai të të ndjek ty

Magazina
Trump dëshiron t’i heqë shtetësinë një komediane amerikane: Është një kërcënim për njerëzimin

Trump dëshiron t’i heqë shtetësinë një komediane amerikane: Është një kërcënim për njerëzimin

Magazina
Kalo në kategori