LAJMI I FUNDIT:

PreFoto 4: Çmimi parë e shkon në Shqipëri

PreFoto 4: Çmimi parë e shkon në Shqipëri

Për të katërtën herë me rradhë holli i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë po stërmbushet nga qytetarët e shumtë nga Lugina e Preshevës por edhe më gjerë, që po e vizitojnë ekspozitën – konkursin ndërkombëtar të fotografisë artistike PreFoto 4.

Edhe kësaj radhe nuk mungoi interesimi i fotografëve nga shumë vende të botës, gjë e cila paraqiti vështirësi edhe për jurinë sepse të gjitha fotot ishin shumë të mira. Megjithatë, juria duhej të vendoste dhe me këtë rast përzgjodhi fotografitë më të mira.

Vendin e parë e ndau prof. Afrim Spahiu që shkoi për fotografinë "Shija e bukës mbrume" e realizuar nga fotografja Leonora MILANI nga Shqipëria.


Vendin e dytë e ndau Blerta Kambo e që shkoi për fotografin nga Maqedonia Muhamedali Alili me fotografinë – "Pertej dritares"

Vendin e tretë e mori fotografi Mirsad Mujanovic me fotografinë “The entrance to the fairy tale“ nga Bosnja, të cilën e ndau Arton Humolli

Çmimi i karrierës iu dha profesorit Sabedin Etemi, dhe atë e ndau Belgzim Kamberi.

Tani më konkursi PreFoto, që vlerëson artistët të Luginës që kanë vepruar për shumë vite jashtë saj duke u bërë ambasadorë të Luginës, po bëhet traditë.

Tradicionalisht Presheva po bëhet urë lidhëse e gjithë fotografëve të rinj dhe atyre profesionistë duke e shndërruar kështu Luginën e Preshevës vendtakim për të gjithë artistët.

Falë angazhimit të disa artistëve preshevarë, qytetarëve të Luginës po i jepet mundësia të shohin fotografi artistike të realizuara nga njerëz që i përkasin shteteve dhe kulturave të ndryshme.

Sipas organizatorëve edhe edicioni I katërt i fotografisë PreFoto 4 kaloi me sukses dhe një gjë të tillë, sipas tyre, më së miri e pasqyron interesimi jashtëzakonisht i madh i fotografëve si dhe prezenca e numrit të madh të qytetarëve e cila për çdo vit po shënon ngritje. /Presheva/Telegrafi/