LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë flasin për terrorizmin

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë flasin për terrorizmin

Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë ishte nikoqire e takimit trepalësh, ndërmjet drejtorive kundër terrorizmit të Policisë Italiane dhe Policisë Shqiptare.

Ky takim vjen si rezultat i takimeve të mëhershme të realizuara në Itali dhe në Shqipëri, në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të tri organizatave policore.


Drejtori i Policisë Rashit Qalaj tha se terrorizmi si fenomen ka një shtrirje mjaft të gjerë, duke tejkaluar edhe kufijtë nacionalë, apo edhe rajonalë, asnjë vend si i vetëm nuk mund të jetë i suksesshëm në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

“E vetmja mënyrë që garanton suksese në këtë aspekt është bashkëpunimi dhe shkëmbimi me kohë i informacioneve, andaj edhe ne si Polici e Kosovës e vlerësojmë shumë lart këtë iniciativë të bashkëpunimit trepalësh, në mes të Policisë së Kosovës, Policisë Italiane dhe Policisë Shqiptare, që padyshim është e rëndësisë së veçantë për sigurinë e të gjitha vendeve tona, por edhe kontribuues në sigurinë rajonale, por edhe atë globale”, tha Qalaj.

Qalaj tha se bashkëpunimi në kuadër të këtij grupi, por edhe formave tjera të bashkëpunimit do të ketë përkrahjen e plotë të Policisë së Kosovës si partner i rëndësishëm në sigurinë rajonale dhe atë globale dhe do të hapë rrugë në rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në mekanizma ndërkombëtarë të sigurisë.

Ndër të tjera Qalaj kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve përfaqësuese në përpjekjet për anëtarësim të PK-së në INTERPOL, gjatë asamblesë së përgjithshme në nëntor të këtij viti.

Gjatë takimit, të pranishmit u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përkushtim drejt avancimit në shkëmbimin e informacioneve, dhe mbështetjen ndërmjet partnerëve, me interesa të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori