LAJMI I FUNDIT:

Përveç Taremit, edhe Martial e Broja përfundojnë në ‘radarin’ e Interit

Përveç Taremit, edhe Martial e Broja përfundojnë në ‘radarin’ e Interit

Interi ka filluar të mendoj për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë përveç Mehdi Taremit, edhe dy emra tjerë janë shfaqur si objektiva.

Përveç transferimit të një mbrojtësi të djathtë, i cili shihet si prioritet, drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojnë seriozisht për transferimin e një sulmuesi të ri pas lëndimit të Lautaro Martinez.

I preferuari i të gjithëve, në Viale della Liberazione por edhe në Appiano, është Mehdi Taremi, qendërsulmuesi i Portos, për të cilin Inter po punon pavarësisht edhe me synimin për qershorin.


Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, ka edhe sulmues të tjerë, lojtarë të tjerë që Interi po monitoron dhe situatën e të cilëve ata e dinë mirë.

Një emër është ai i Anthony Martial nga Manchester United: kontrata e tij skadon në qershor, Djajtë e Kuq duan ta heqin qafe që në janar, Ausilio e ka pëlqyer gjithmonë profilin e tij pavarësisht trendit të tij në rënie.

Pas tij vjen Armando Broja, shqiptari i Chelsea, i rikthyer në fushë pas dëmtimit të gjurit. Në Londër ai nuk po gjen vazhdimësi dhe nuk është i kënaqur me situatën, prandaj mund të largohet.

Në javën e fundit të janarit ajo që duket e pamundur sot bëhet një mundësi. Në çdo departament, edhe në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori