LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e frikshme ndërmjet një kamioni të Coca-Cola dhe një të Pepsi në Venezuelë – më së keqi e pëson një kalimtar

Përplasje e frikshme ndërmjet një kamioni të Coca-Cola dhe një të Pepsi në Venezuelë – më së keqi e pëson një kalimtar

Disa pamje të publikuara kanë kapur momentin kur një kamion i Coca Cola përplaset me një kamion Pepsi i cili më pas përplaset me një kalimtar, duke e lënë atë të lënduar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë kamionin e kuq që bart tonelata Coca Cola dhe që përplaset në anën e kamionit blu që mbante produkte Pepsi.


Shoferi i kamionit blu duket se sheh vagonin e Coca-Cola teksa i afrohet një kryqëzimi të rrugëve dhe duket se po përpiqet të largohet nga rruga.

Por kamioni i kuq nuk ndalet dhe përplaset në anën e kabinës.

Pas kësaj, kamioni Pepsi përplaset në mënyrë shokuese me një këmbësor në trotuarin e rrugës teksa ai përpiqet të ikë, duke e lënë të gjakosur dhe të përplasur në tokë pas së cilës dy veta i afrohen për ta ndihmuar.

Përplasja tronditëse ndodhi të premten, më 28 janar, në Maracaibo, qyteti i dytë më i madh në Venezuelë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori