LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë një shqiptar në listën e kategorisë së parë të gjyqtarëve të UEFA-s!

Për herë të parë një shqiptar në listën e kategorisë së parë të gjyqtarëve të UEFA-s!

Një lajm i shkëlqyer për gjyqtarët shqiptar vjen nga selia e qeverisë së futbollit evropian! Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka vendosur që gjyqtari shqiptar. Enea Jorgji, të promovohet në kategorinë e parë!

Kjo nënkupton që Jorgji ka të drejtën të jetë gjyqtarë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtareve A gjatë fazave eliminatore.


Gjyqtarët e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Evropian apo kampionati Botëror.

Ky është një sukses i vërtetë për gjyqtarët shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse është hera e parë që një gjyqtar nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA.

Kemi të bëjmë me një produkt të punës disavjeçare nga Enea Jorgji dhe i kolegëve të tij që me performancat e tyre bindën Komitetin e Gjyqtarëve të UEFA-s për një vlerësim të tillë.

Tashmë Jorgjit i mbetet të punojë akoma më fort në paraqitjet e tij në Evropë dhe të bëj të mundur promovimin brenda dy viteve në kategorinë më të lartë të gjykimit “Elite”, që është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e bukur të gjyqtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori