LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e mjekut që tregon nëse maskat kirurgjikale na mbrojnë nga COVID-19, ai na këshillon se në cilat raste duhet t’i bartim

Pamjet e mjekut që tregon nëse maskat kirurgjikale na mbrojnë nga COVID-19, ai na këshillon se në cilat raste duhet t’i bartim

Një mjek ka shpërndarë një video e cila ka dekurajuar të gjithë ata persona që kanë menduar se maskat kirurgjikale mund t’i mbrojnë, në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

Kirurgu Karan Raj ka postuar një video në TikTok, duke shpjeguar se me mbulimin e fytyrës nuk garantohet se coronavirusi nuk do të përhapet, por ai u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën dhe vazhdimisht të pastrojnë duart.


Ai shtoi se këtë çështje e ka ngritur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilët janë duke rishikuar vendimin nëse duhet bartur maskë, duke pranuar se më të suksesshme janë treguar metodat e tjera si mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.

Në videon e shpërndarë nga Raj që numëron mbi 85 mijë ndjekës, ai shtron pyetjen: “A kemi nevojë të bartim maskë në fytyrë?”

“Është një çështje e ndjeshme, madje OBSH-ja është duke i rishikuar rekomandimet e dhëna më parë”, dëgjohet ai duke thënë.

Megjithatë tregoi se kur duhet bartur maska, duke thënë se nëse një person është i sëmurë apo kujdeset për dikë që është i sëmurë, apo punon si mjek a infermier, është e rëndësishme ta ketë gjithmonë me vete për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.

Mjeku shpjegoi se maskat në fytyrë nuk i ndalin grimcat e vogla të virusit të kalojnë nëpër gojë, edhe pse pranoi se ato mund të barten edhe përmes syve.

“Virusi mundtë bartet edhe përmes syve, spërkalat e imta të quajtura aerosol mund të depërtojnë në maskë. Maskat nuk mund të jenë më efektive sesa mbajtja e distancës dhe pastrimi i shpeshtë i duarve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori