LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës

Pacolli: Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës

Ministri i jashtëm dhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar në Pallatin Egmont, homologun e tij belg, Didier Reynders.

Sipas një njoftimi, dita e dytë e qëndrimit të Behgjet Pacollit në Bruksel, nisi me një takim shumë miqësor dhe të përzemërt në Pallatin Egmont me homologun e tij, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders.


Po sipas njoftimit, si të intensifikohen marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit mes dy ministrave.

“Ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet ekonomike në vend, me trajtimin e pakicave në Kosovë, ecurinë e dialogut me Serbinë, etj. Shefi i diplomacisë belge, u interesua për aspekte të veçanta të këtij dialogu, marrëdhëniet me EULEX dhe rrugët e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin për të rritur bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve tregtare që sot janë në nivel të ulët.

“Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës”, ka thënë ministri Pacolli, i cili identifikoi disa fusha të bashkëpunimit prioritar, veçanërisht për integrimin ndërkombëtar, në UNESCO, Interpol, njohjet në zonën e Afrikës, etj.

“Ministri Reynders, e njohu zotëri Pacollin me një iniciativë të re të vendeve të BENELUX-it ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt, theksoi kryediplomati belg, do të ketë vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe një samit të përbashkët mes krerëve të shteteve të dy rajoneve. Më pas nikoqiri i prezantoi zotëri Pacollit, mjedise të brendshme të Pallatit Egmont, një ndërtesë e shekullit të 16-të, dhe e përcolli atë me premtimin e një vizite të shpejtë në Kosovë”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori