LAJMI I FUNDIT:

Orban tha se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezëve, i reagon ashpër shefi i diplomacisë çeke

Orban tha se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezëve, i reagon ashpër shefi i diplomacisë çeke

Pasi kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë nuk është problem i hungarezve, tensionet mes Budapestit dhe disa zyrtarëve evropianë, sa po vijnë e po rriten.

Ndër ata që reaguan ndaj deklaratave të Orbanit ishte kreu i diplomacisë sllovake, Rastislav Kaçer, i cili kritikoi Orbanin në Facebook dhe i tha atij se pikëpamjet e tij ishin “moralisht të papranueshme”, transmeton Telegrafi.


“Gjatë fundjavës, profeti i Karpateve tha se kjo nuk është lufta jonë. Është “thjesht një konflikt ushtarak midis dy shteteve sllave”. Ne duhet t’i lëmë ata të qetë, të izoluar. Në fakt, le të vrasin rusët shpejt ukrainasit. Mos të shqetësohen. Sa e neveritshme, sa patetike, sa jo e krishterë”, ka shkruar Kaçer.

Ai e përshkroi Orbanin si një aleat nga Karpatet të agresorëve rusë.

Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – i godasin me predha nga ndërtesa kolektive
Lexo po ashtu Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – i godasin me predha nga ndërtesa kolektive

“Në një aspekt, jam dakord me të. Dërgesat e armëve në Ukrainë po zgjasin konfliktin dhe po vonojnë paqen. Furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën është Rusia. Prej një viti ata kanë sulmuar hapur Ukrainën dhe hedhin armë mbi të. Atë ditë kur rusët ndalojnë furnizimin me armë dhe paketohen për t’u nisur në shtëpi, do të ketë paqe”, ka shkruar kreu i diplomacisë sllovake.

Në fund ai tha se kishte një mesazh për të gjithë bashkëpunëtorët rusë dhe përdori një sharje në gjuhën ruse.

“Jemi pjesë e botës së zhvilluar, nuk dua që ne të punojmë si Orban. Kjo do të ishte rënia jonë. Unë kam vetëm një mesazh për bashkëpunëtorët e Putinit, dhe veçanërisht për ata në pellgun e Karpateve, për të gjithë ata që duan paqen me çmimin e shkatërrimit të Ukrainës. Pir*****”, tha kreu i diplomacisë sllovake.

Reagimi i tij u prit me një përgjigje edhe nga hungarezët, dhe në mesin e atyre që u shprehën ishte kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe bashkëthemeluesi i partisë në pushtet Fidesz, Zsolt Nemeth, i cili këshilloi ministrin sllovak të vizitonte një psikiatër.

“Më duhet të them se jam shumë i shqetësuar për shëndetin e tij mendor. Unë do ta këshilloja që të shkojë menjëherë te një psikiatër”, tha Nemeth. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori