LAJMI I FUNDIT:

I ofroi një xhiro me Ferrari, djaloshi gjen vdekjen pas përplasjes – kërkon falje biznesmeni (Foto)

I ofroi një xhiro me Ferrari, djaloshi gjen vdekjen pas përplasjes – kërkon falje biznesmeni (Foto)

Një biznesmen i cili u përplas me një Ferrari duke vrarë një djalë 13-vjeçar të cilin ai e kishte marrë për një xhiro në u kërkoi ndjesë prindërve të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Matthew Cobden, nga Surrey, Angli, i cili është akuzuar për shkaktimin e vdekjes nga vozitja e pakujdesshme e Alexander Worth kur humbi kontrollin e një Ferrari F50, të cilin po e voziste.


Gjykata e ka dëgjuar se adoleshenti i ishte afruar atij duke i kërkuar një fotografi, pas së cilës burri i kishte ofruar një xhiro me superveturën e tij.

Alexander Worth u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, pasi Matthew Cobden, 39 vjeç, “u përshpejtua” më Ferrarin F50 dhe humbi kontrollin, duke shkaktuar që automjeti “të fluturojë në ajër”, duke u përplasur në një gardh. /Telegrafi/