LAJMI I FUNDIT:

Oferta marramendëse e PSG-së për Neymar

Oferta marramendëse e PSG-së për Neymar

Paris Saint-Germaini është njëri nga tri klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

Daily Mail raporton se kampioni francez është një hap para dy klubeve tjera, duke qenë se po përgatit ofertë të majme për brazilianin.

MOS I HUMBNI: Lajmet e fundit për transferimet


PSG do ta paguajë Neymarin 23 milionë euro në sezon dhe në këtë mënyrë, ai do të bëhej ndër lojtarët më të paguar në Evropë.

Paga maksimale që mund t’i ofrojë Barcelona është 15 milionë euro në vit.

Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë dy klubet tjera që i duan shërbimet e sulmuesit blaugran. /Telegrafi/