LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me pranimin e Deklaratës së shqiptarëve LSDM-ja shtetin e çon drejt federalizimit

OBRM-PDUKM: Me pranimin e Deklaratës së shqiptarëve LSDM-ja shtetin e çon drejt federalizimit

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim njofton se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi nuk mund të bëjnë tregti me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare vetëm për të shpëtuar dhe të mos përgjigjen për krimet e bëra. Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja me pranimin e Deklaratës së partive shqiptare, Maqedoninë e çon drejt procesit të federalizimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pranimi i Deklaratës së Tiranës, u vërtetua edhe nga deputeti i tyre Muhamed Zekiri, i cili publikisht dhe qartë para një përfaqësuesi të BDI-së tha se LSDM-ja si parti pajtohet me gjithë pikat e Deklaratës. OBRM-PDUKM-ja kundërshton realizimin e Deklaratës së Tiranës dhe për këtë arsye nuk nënshkruan marrëveshje për qeverinë e re, për shkak se asnjëherë nuk do të lejojë që shteti të humb atributet e shtetit unitar dhe multietnik”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu kanë përsëritur qëndrimin e tyre për zgjedhje të reja dhe LSDM-ja Deklaratën e Tiranës ta nxjerr para qytetarëve për ta votuar./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori