LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Karaibet

Një tërmet i fuqishëm godet Karaibet

Një tërmet me mangnitudë 7.7 është raportuar në Detin e Karaibeve midis Xhamajkës dhe Kubës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte rreth 73 milje në veri-perëndim të Lucea, Xhamajka.

Së paku deri metani nuk është e qartë nëse ka dëmtime ose lëndime.


Tërmeti u ndje aq larg sa edhe në jug të Floridës, sipas postimeve në mediat sociale.

Ky është tërmeti i katërt me një fuqi të tillë në Karaibe që nga viti 2000, sipas meteorologut të AccuWeather, Jesse Ferrell.

Tërmeti duket të jetë në një kufi midis pllakave të Amerikës së Veriut dhe Karaibeve, sipas sizmologut Lucy Jones. /Telegrafi/