LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 janari në Maqedoni, të ardhurat personale do të tatimohen me shkallë prej 10 përqind

Nga 1 janari në Maqedoni, të ardhurat personale do të tatimohen me shkallë prej 10 përqind

Nga 1 janari do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për tatim të të ardhurave personale, me të cilin vihet në pushim zbatimi i tatimit progresiv për të ardhurat personale. Gjatë 36 muajve të ardhshëm të ardhurat nga puna, të ardhurat nga veprimtaria individuale, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të lidhura, si dhe të ardhurat nga shitja e produkteve personale bujqësore do të tatimohen me shkallë prej 10 për qind.

Në pushim do të vihet edhe shkalla prej 15 për qind, që nënkupton se shkalla prej 10 për qind do të zbatohet edhe për tatimin e të ardhurave nga të drejtat e pronësisë industriale, marrje dhe dhënie të qirasë, kapitalit, fitimet kapitale, nga sigurimet dhe të ardhurat tjera.


Ministrja e Financave, Nina Angellovska, e cila i paralajmëroi ndryshimet Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, tha se nuk bëhet fjalë për shfuqizimin e tij, si dhe se qëndrimi i Qeverisë është se tatimi progresiv mund të përmirësoj shpërndarjen e të ardhurave në sistem dhe të jep efekte të mira shoqërore, me çka do të rezultojë në shoqëri më të zhvilluar dhe më të drejtë.

“Për t’u arritur një efekt i tillë, tatimi progresiv duhet të ketë disenj optimal në qendër të të cilës është amvisëria, të miratohet në proces konsultativ me të gjitha palët e prekura, të ekzistojnë mekanizma efikas për eliminimin e ekonomisë së zezë dhe të ketë përforcim të besueshmërisë në institucione, si dhe të vendosen procese efikase me shfrytëzimin e potencialit nga teknologjia, me qëllim zvogëlimin e ngarkesës administrative, i cili do t’i shpërndahet të gjithëve”, tha atëherë Angellovska.

Vendimi për vënien në pushim të tatimit progresiv është miratuar në bazë të analizës së të dhënave të mëdha, të cilët mundësojnë të tërhiqet tendenca dhe të miratohet konkluzë mbi bazë të denoncimit elektronik dhe pagesës së tatimit të të ardhurave personale.

Sipas analizës, të ardhurat të cilat do të mblidheshin nga tatimi progresiv dhe shkalla më e lartë e të ardhurave personale janë më të vogla për 51,2 për qind, në raport me potencialin. Të ardhurat e plota të cilët kanë mund të grumbullohen, e nuk janë grumbulluar, janë vlerësuar në 6,5 milionë euro, ata janë mjete të cilat buxheti mund t’i ketë, por nuk i ka pranuar për shkak të ndryshimit në sjelljen e tatimpaguesve Nga një janari rritet edhe shkalla e paguesve të TVSH-së, nga një në dy milionë denarë. Me ndryshimet e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar ndryshohet edhe periudha kur paguesi është i detyruar të mbetet në sistemin e TVSH-së dhe ai shkurtohet nga pesë në tre vite.

Me këtë, të gjitha personat fizik dhe juridik të cilët në vitin 2019 nuk e kanë tejkaluar shkallën e re të vendosur, do të mund të çregjistrohet vullnetarisht nga sistemi. Nga fillimi i muajit të ardhshëm prolongohet edhe zbatimi i dy vendimeve tatimore. Nuk do të fillojë tatimi i fitimeve kapitale nga letrat me vlerë. Vendimi i ri i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2023 i përfshin në tatim edhe pjesë ne fondeve investive, të cilët me vendimin e deritanishëm ishin lënë anash.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori