LAJMI I FUNDIT:

Nesër, tubim përkujtues për arkitektin Rexhep Vula

Nesër, tubim përkujtues për arkitektin Rexhep Vula

Në kujtim veprës së arkitektit të mirënjohur kosovar, Rexhep Vula, i cili vdiq ditë më parë, do të mbahet një tubim komemorativ.

Mbledhja përkujtuese për të ndjerin do të mbahet nesër me fillim në ora 17:00 në amfiteatrin e Fakultetit të Arkitekturës, njoftojnë organizatorët e tubimit përkujtues.

E gjithë ceremonia organizohet nga Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.