LAJMI I FUNDIT:

Nëna Terezë, shërbëtorja e të varfërve

Nëna Terezë, shërbëtorja e të varfërve

Humanistja botërore Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nëna Terezë, ka lindur në Shkup (Vilajeti i Kosovës), më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut, me origjinë nga Mirdita, dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët vdiqën në fëmijërinë e hershme.

Në moshën 18-vjeçare Gonxhja hyri në urdhrin e motrave të “Notre-Dame de Lorette”, në Dublin të Irlandës, që punonte me Arkipeshkvinë e Kalkutës. Nëna e saj “superiore” në Dublin dhe Papa kishin shumë besim tek ajo dhe në vitin 1948 ajo lejohet të largohet në drejtim të Indisë.


Nëna Terezë u vendos në Kalkuta, ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtoreshë e shkollës së vajzave. “Nëna Terezë e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Në vitin 1979, Nëna Terezë mori çmimin “Nobel për Paqe”, duke u shpërblyer kështu për punën e palodhshme në shërbim të të varfërve.

Ajo u kishte thënë gazetarëve: “Unë nuk kam vlerë për këtë çmim, por e pranoj në emër të të varfërve”.

Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nëna Terezë kishte 4000 motra të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Nëna Terezë prehet në selinë e Urdhrit të “Misionarëve të Bamirësisë”, në Kalkuta të Indisë.
Në çastin e marrjes së çmimit “Nobel” më 1979 një nga klerikët, që merrte pjesë në sallë, e pyeti Nënën Terezë se nga ishte. Ajo kishte deklaruar: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ndërsa kur një gazetar sllav e ka pyetur: “Ju keni lindur në Jugosllavi, jetoni në Indi, motrat tuaja veprojnë në shumë vende, si e ndieni veten?” Nëna Terezë i ishte përgjigjur: “Për sa i përket gjakut dhe prejardhjes unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike për kah thirrja, që i përkas gjithë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”.

Nëna Terezë u bë urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në qershor të vitit 2002 ka thënë se: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nëna Terezë ka pësuar një sulm në zemër në 1983 gjersa e vizitonte Papa John Paulin II. Sulmin e dytë në zemër e ka pësuar më 1989, më pas ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunominë, derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Nëna Terezë ishte e gatshme ta lërë pozicionin e saj si kryetare e “Misionarëve të Bamirësisë”, por motrat e Asamblesë në një votim sekret kishin votuar që ajo të qëndronte. Kështu Nëna Terezë ka pranuar të vazhdonte punën e saj si kryetare e Asamblesë.

Vuajtjet e saj kanë vazhduar edhe më tutje, pasi në prill të 1996-s Nëna Terezë u rrëzua dhe theu kockën e qafës, kurse në gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës. Më 13 mars 1997 Nëna Terezë e ka lënë pozitën e kryetares së “Misionarëve të Bamirësisë”. Ndërsa, ka ndërruar jetë më 5 shtator 1997. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori