LAJMI I FUNDIT:

Në Kamenicë 22 familje në karantinë, Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga pandemia

Në Kamenicë 22 familje në karantinë, Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga pandemia

Fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës që nga 30 marsi ende mbetet në karantinë, pasi që u evidentuan 12 rasteve të prekura nga coronavirusi.

Në mesin e të infektuarve është edhe një foshnje 5 muajsh nga familja e të prekurit të parë.


Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë për KosovaPress se gjatë ditës së djeshme është bërë testi edhe për 22 qytetarë të kësaj komune, 12 prej tyre punëtorë shëndetësor dhe 2 zyrtarë policor të Kamenicës, dhe fatmirësisht, sipas tij, 36 kanë dalë negativ.

I pari i Kamenicës Kastrati thotë se aktualisht 22 familje janë në karantinë në Kamenicë, për të cilat komuna ka kujdes të veçantë ndaj tyre.

“Aktualisht janë 22 familje që kanë mundur të kenë kontakt direkt ose indirekt, që janë të izoluara ose të bllokuara në shtëpitë e tyre. 133 persona në tërësi në kuadër të këtyre familjeve. Është bërë organizmi që ushqimi t’iu dërgohet atyre nga një market, që është edhe një qytetar vullnetar nga fshati Topanicë, i cili kujdeset edhe për blerjen e barnave. Ndërsa, ato gjashtë familjet të tjera që kanë persona të infektuar ato shpenzime I mbulon komuna e Kamenicës. Në këtë aspekt, ne aktualisht e kemi të përballueshëm numrin e personave që iu duhet ndihma e komunë. Kemi angazhuar gjithashtu edhe psikolog, I cili kontakton vazhdimisht, dhe në këtë mënyrë që ta kalojmë këtë fazë sa më lehtë. Personi më I ri I infektuar është pesë muajsh, ndërsa personi më i moshuar është 72-vjeç. Të gjithë nuk vuajnë nga ndonjë një sëmundje kronike dhe rrjedhimisht po besojmë do ta kalojmë më lehtë ketë sëmundje”, deklaron Kastrati.

Duke folur për përballimin e kësaj pandemie me mallra ushqimore dhe mbrojtëse, Kastrati thotë se ka furnizime të mjaftueshme.

“Stafi shëndetësor mirë janë të furnizuar, ndërsa që neve na takojnë obligime si ndihmë edhe stafit policor qoftë me pajisje mbrojtëse qoftë me automjete, derivate, dezinfektimin e objekteve të tyre. Pra, për momentin është situatë të cilën mund ta përballojmë ku edhe po mundohemi të kontribuojmë sipas asaj që dimë edhe kur kemi mundësi”, thotë ai.

Kryetari Kastrati ka apeluar tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë në përpikëri masat që janë dhënë nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 135 persona, një viktimë e 16 të shëruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori