LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta Luis Suarez, legjendë e Barcelonës dhe Interi dhe fitues i ‘Topit të Artë’

Ndahet nga jeta Luis Suarez, legjendë e Barcelonës dhe Interi dhe fitues i ‘Topit të Artë’

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Luis Suarez Miramontes, legjendë e futbollit dhe i vetmi spanjoll i lindur në Spanjë që ka fituar “Topin e Artë”.

Lajmi e dha i pari klubi i Interit, ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij.

Spanjolli, i cili la fillimisht gjurmë te Barcelona, luajti në Itali midis 1961 dhe 1973 me Interin dhe Sampdorian.


Pikërisht në ekipin gjenoves përfundoi karrierën si futbollist, para se të niste si trajner.

“Një talent unik dhe një tifoz i madh i Interit. Numri 10 i Interit të Madh që i çoi ngjyrat tona në çatinë e Italisë, Evropës dhe botës. Nëse nuk dini çfarë të bëni, jepini topin Suarezit. Lamtumirë Luisito!”, ishte mesazhi i Interit në rrjetet sociale.

Spanjolli ishte një futbollist i Barcelonës për shtatë sezone dhe fitoi dy liga spanjolle, dy kupa spanjolle dhe Topin e Artë (1960).

Për plot nënte sezone veshi fanellën e Interit, duke fituar tre tituj të Serisë A, dy Kupa Evropiane (Ligën e Kampionëve). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori