Personeli mjekësor, policët, zjarrfikësit, ushtarët, doganierët, inspektorët dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore janë disa nga përfituesit të Pakos Emergjente Fiskale, e cila u miratua nga qeveria në detyrë e Kosovës.
Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në këtë pako parasheh mbështetje edhe për përfituesit e skemave sociale.
Mbështetje do të marrin edhe bizneset që kanë vështirësi financiare, si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik nga përhapja e pandemisë së Coronavirusit në vend, shkruan Telegrafi.
“Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170) euro, për muajin prill dhe maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000) euro”, thuhet në njërën nga pikat e vendimit.
Nga ky vendim, sigurim shtesë në vlerë prej 300 euro mbi vlerën e pagës do të kenë të gjitha ata punëtorë në terren që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë nga rreziku i infektimit me Coronavirus.
“Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre (jo i gjithë stafi i institucionit): Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin prill dhe maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000) euro”, thuhet në vendim, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, kompensim shtesë prej 100 euro do të marrin edhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive.
“Pagesë shtesë në vlerë prej njëqind (100) euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për majin prill dhe maj, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000) euro”, tregon vendimi.
Qeveria në detyrë ka paraparë mbështetje edhe për të gjitha ata punëtorë që humbin vendet e punës nga kjo situatë emergjente.
“Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në katër milionë (4,000,000) euro”, thekson vendimi, përcjell Telegrafi.
Kjo pako ka paraparë edhe mbështetjen e të gjithë atyre qytetarëve që kanë kushte të rënda sociale e që janë të lajmëruar si të papunë.
“Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00) euro”, thuhet në pako.
Vlera totale financiare e kësaj pakoje është 179.65 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre