LAJMI I FUNDIT:

MASHT ia shkëput Kontratën Kolektive SBASHK-ut, shkak shkeljet e shumta ligjore (Dokument)

MASHT ia shkëput Kontratën Kolektive SBASHK-ut, shkak shkeljet e shumta ligjore (Dokument)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar 2021.

Një gjë e tillë e kanë konfirmuar edhe nga MASHTI. Këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj në një përgjigje për Telegrafin tha se shkëputja e kësaj kontrate është bërë për shkak të shkeljeve të shumta ligjore.


“Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka inicuar shkëputjen e kontratës kolektive e nënshkruar më 22 janar 2021. Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj.

Ajo ka shtuar se si Ministri e Arsimit tashmë kanë adresuar përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve në Ligjin për paga ku me ligjin e ri do të ketë rritje të pagave të punëtorëve të arsimit dhe trajtim të dinjitetshëm.

Telegrafi ka siguruar njoftimin  e Ministrisë së Arsimit për shkëputje të Kontratës Kolektive me SBASHK-un.

Në njoftimin e 21 nëntorit 2022 të MASHTI-t,  thuhet se vendimi për shkëputje të Kontratës Kolektive është marrë për t’i hapur rrugë negocimit të një kontrate të ligjshme, që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit.

“Qeveria e Kosovës ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë. Mungesa zbatimit të ligjit e me këtë, mbajtja në fuqi të kontratave që kundërshtojnë dispozitat ligjore, nuk prodhon rezultat të dobishëm për asnjërën palë. Përkundrazi, zbatimi i kontratës së paligjshme cenon përmbushjen e te drejtave legjitime të punëtorëve. Rrjedhimisht, MASHTI ka ndërmarrë këtë veprim, për t’i hapur rrugë negociimit të kontratës kolektive të ligjshme, që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit, e që mbërthehet në vetë përkrahjen ndaj punëtorëve të bazuar në nevojat dhe kushtet e punës”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t drejtuar SBASHK-ut.

Nënjoftim thuhet se Kontrata Kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave, përderisa sipas dokumentit, e njëjta parasheh obligime në emër të këtij dikasteri.

Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori