LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja mes LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit, këto janë zotimet e të dyja palëve (Dokument)

Marrëveshja mes LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit, këto janë zotimet e të dyja palëve (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen me të cilën do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Zyrtarizmin e kësaj marrëveshje e bënë lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.


Në marrëveshjen e përbashkët të cilën e ka siguruar Telegrafi shkruan: “se të vendosur për luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend, të zotuar që Kosova të jetë vend kur të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe qytetarët të gëzojnë mirëqenie të mirëfilltë dhe jetë me dinjitet palët zotohen për këto pika.

Në pikën e parë LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit janë zotuar për prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Zyrtare, lista e Vjosa Osmanit garon së bashku me LVV-në e Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lexo po ashtu Zyrtare, lista e Vjosa Osmanit garon së bashku me LVV-në e Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më tej thuhet “Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektori i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitja e prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e inovativ”.

Në pikët 4 të zotimeve të përbashkëta mes LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit thuhet “rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, shkruan Telegrafi.

Po ashtu thuhet se palët janë zotuar edhe për angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti e Osmani e quajtën këtë bashkëpunim për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit, duke thënë se garojnë së bashku në zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori