LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri në vitin e ri çmimi i bukës do të ulet për 10%

Maqedoni, deri në vitin e ri çmimi i bukës do të ulet për 10%

Nga ana e mullisëve u njoftua se kah fundi i dhjetorit ose në fillim të vitit të ardhshëm do të ulin çmimet e bukës deri me 10%. Ata gjithashtu e mirëpritën vendimin e qeverisë për të ofruar energji elektrike me çmime të përballueshme e cila mbulon prodhuesit e ushqimit, dhe thonë se nga kjo më shumë që do përfitojnë janë qytetarët. Megjithatë siç sqarojnë ata, çmimi i bukës do të varet edhe nga lëvizjet e çmimeve të lëndëve të para.

Në një prononcim për mediat vendore, kryetari i Grupit të Industrisë së Furrave Goran Malishiq tha se me dy vendimet e qeverisë për çmimin e energjisë elektrike dhe për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë, pashmangshëm do të ketë një tendencë rënëse e cila do të arrijë një çmim normal në situatën aktuale të krizës.


“Në varësi të kapacitetit të furrës industriale, ulja e çmimeve do të ishte rreth 10%, e çmimeve të shitjes me pakicë, normalisht nëse lënda e parë bazë, gruri dhe mielli në bursa mbeten në këtë nivel me çmimet në mjedis dhe në botë”, potencoi Malishiq. Ndërsa sipas nënkryetarit të Lidhjes të Odave Ekonomike dhe kryetarit të Agrobiznesit Goran Gjorgjievski duhet pasur parasysh se ulja e çmimit të bukës dhe brumërave varet edhe mbi lëvizjen e çmimeve të lëndëve të para. “Vendimi i qeverisë për të siguruar energji elektrike me çmim më të favorshëm për prodhuesit e ushqimit është një masë e rëndësishme nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët dhe ekonomia. Sipas njoftimeve nga institucionet kompetente, kontratat e reja për blerjen e energjisë elektrike me çmime më të favorshme, duhet të aplikohen nga 1 dhjetori, pas së cilës do të fillonte një periudhë rregullimi, dhe në fund të muajit ose në fillim të vitit të ardhshëm, presim një korrigjim në rënie të çmimeve të produkteve, pra ulje të tyre deri më 10%. Por gjithashtu duhet pasur parasysh se ulja e çmimeve varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para. Në këtë drejtim, ne po përballemi me një situatë të pafavorshme për shkak të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja për transportimin e drithërave nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi, për këtë arsye procesi tashmë është ndaluar dhe kjo po shkakton rritje të çmimeve në bursë. Ky problem ka dimension global, dhe nuk mund të themi se si do të reflekton në vendin tonë”, theksoi Gjeorgjievski.

Ai si masë shtesë që do të ndikonte në uljen e efektit negativ të rritjes së çmimeve të lëndëve të para e sheh aktivizimin e rezervave të lëndëve të para. “Në këtë mënyrë do të ishte e mundur të sigurohet input i prodhimit me çmime më të volitshme, dhe nga ana tjetër do të arrihej një çmim më i ulët i produktit përfundimtar”, potencoi ai. Për momentin, në vendin tonë çmimi i bukës është në të njëjtin nivel me vendet përreth. Siç informon Malishiq, çmimet janë më të larta vetëm nga vendet që subvencionojnë bukën sikur që është Serbia, kurse në BE çmimet janë nga 120 deri në 360 denarë për bukë, varësisht nga pesha që përmban.

“Me vendimin e qeverisë që mullinjtë dhe furrat të blejnë energji elektrike me çmim 80 euro për megavat orë, do të stabilizojë kostot e prodhimit të energjisë elektrike në industri, gjë që do të krijojë mundësi që mullinjtë të punojnë përsëri në nivelin sikurse para rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, dhe që furrat e bukës të kenë kosto të parashikueshme për stabilizimin e çmimit, dhe në një periudhë shumë të shkurtër të bëhet, ulje e çmimit të bukës dhe produkteve të furrës. Thënë thjeshtë, me këtë vendim e kemi shmangur rrezikun e një rritje tjetër të çmimeve, që është shumë pozitive edhe për industrinë, të mendoj për rimbushjen e mallrave të veta me asete operative, dhe jo se si të mbulojë koston e energjisë elektrike. Por ky vendim është më pozitiv për qytetarët dhe për buxhetin e tyre të brendshëm”, thotë Malishiq.

Sipas tij, industria e mullisëve është mbyllur plotësisht deri në fund të shtatorit për shkak të rritjes së energjisë elektrike, në pamundësi për të përpunuar grurin e blerë vendas dhe të importuar.

“Me vendimin e qeverisë, industria kthehet në kapacitetet e mëparshme të vazhdojë të punojë. Kostoja e energjisë dhe çmimi i grurit po shkaktojnë probleme të mëdha për mullisët, për të rimbushur dhe paguar sasitë e kërkuara të grurit. Për ta bërë më të lehtë, me fondet e funksionimit të mullisëve dhe furrave, në linjën e kredisë në Bankën e Zhvillimit duhet të ishin dhënë më shumë mjete në dispozicion”, deklaroi Malishiq./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori