LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi regjistron 116 raste të reja me coronavirus

Mali i Zi regjistron 116 raste të reja me coronavirus

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 545 mostrave për coronavirusin.

Një total prej 116 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në vend që kryejnë diagnostikimin PCR për COVID-19, raporton vijesti.me.


Asnjë vdekje nuk është raportuar që nga raportimi i fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 149 dhe që nga fillimi i vitit 158.

Në 24 orët e fundit, 88 pacientë janë shëruar gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 3,699.

Ndryshe, që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirusin e ri është 10,313. /Telegrafi/