LAJMI I FUNDIT:

Macron: Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

Macron: Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura publike për të frenuar epideminë e coronavirusit të ri që po tregon shenja të rishfaqjes, theksoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Do të dëshiroja që maskën ta bëjmë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike”, deklaroi ai në një intervistë televizive duke përmendur datën 1 gusht për zbatimin e kësaj mase, raporton ATSH.


“Ne kemi shenja se përhapja e coronavirusit ka shënuar rritje të lehtë në Francë”, paralajmëroi presidenti francez duke iu referuar epidemisë së coronavirusit të ri që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 30 000 personave në vend dhe ndërkohë që autoritetet shëndetësore paralajmërojnë kundër lehtësimit të masave paraprake si mbajtja e maskave dhe distancimit fizik.

“Përsa i përket maskës, ne e bëjmë atë në transport, kjo funksionon shumë mirë, por është pak e çrregullt në vende të mbyllura publike (…) do të thotë që gjërat duhet të organizohen”, theksoi ai.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë”, paralajmëroi presidenti gjatë kësaj interviste televizive me rastin e festës kombëtare.

“Ne do të jemi gati”. theksoi ai.

“Ne kemi si stoqe ashtu edhe furnizime që janë të sigurta që do të mundësojnë t’i bëjmë ballë çdo përkeqësimi”, shtoi ai.

I pyetur nëse Franca do të merrte një vaksinë të mundshme si përparësi nëse do të zbulohej nga grupi farmaceutik francez Sanofi, ai siguroi që vendi do të shërbehej ndër të parët, por nuk pranoi të kërkojë përparësi absolute, duke e gjykuar absurd një “nacionalizëm shëndetësor” të mundshëm.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rifillim të epidemisë”, paralajmëroi presidenti gjatë kësaj interviste televizive me rastin e festës kombëtare.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori