LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri shpallet Figurë e Paqes në Kosovë

Lutfi Haziri shpallet Figurë e Paqes në Kosovë

Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Djuyoto Suntani, me seli në Indonezi, ka shpallur kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me Çmimin e Paqes në Kosovë, duke e vlerësuar në kuadër të personaliteteve të fuqishme botërore që janë kontribuues të vazhdueshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Çmimin ia ka dorëzuar ambasadori i Komitetit Botëror të Paqes në Republikën e Kosovës, Rabit Sadiku.


“Në emër të bashkësisë ndërkombëtare prej 202 shtetesh, si president i Komitetit Botëror të Paqes, kemi vendosur që t’ju nderojmë me titullin e nderit, shkëlqesinë tuaj si: “Figurë Paqësore në Kosovë”, për luftën dhe punën e madhe që keni bërë deri më tani në arritjen e paqes”, thuhet mes tjerash në këtë çmim.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se presidenti i Komitetit Botëror të Paqes do ta vizitojë Gjilanin gjatë kësaj vere me qëllim të thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori