LAJMI I FUNDIT:

Kriza e COVID-19, Rezerva Federale: Kemi fonde të mjaftueshme në ndihmë për bizneset e vogla amerikane

Kriza e COVID-19, Rezerva Federale: Kemi fonde të mjaftueshme në ndihmë për bizneset e vogla amerikane

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka deklaruar se bizneset e vogla në të gjithë Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shqetësohen për të marrë fonde nga qeveria federale, pasi autoritetet do të sigurojnë stimul fiskal për të gjithë.

I pyetur për punën e Shtëpisë së Bardhë me Administratën e Biznesit të Vogël, Mnuchin tha se ai është i sigurt se Kongresi do të aprovojë fonde shtesë mbi 350 miliardë dollarët që tashmë janë shpërndarë.


“Ne po mbledhim mbi dy trilion dollarë për lehtësimin e ekonomisë sonë në luftën ndaj COVID-19 dhe jemi duke e rritur shumën në të gjithë kurbën. Madje tashmë të gjithë duan të blejnë pasuri dhe të investojnë në asete amerikane si një strehë e sigurt. Dua të siguroj të gjitha bizneset e vogla të tregut se nuk do të na mbarojnë paratë. Presidenti na ka kërkuar të kthehemi në Kongres, për miratimin e një stimuli edhe më të lartë dhe shpresojmë që ata ta kalojnë këtë nesër ose të premten. Ne duam t’i sigurojmë të gjithë, se nëse nuk marrin kredi këtë javë, do ta marrin javën tjetër ose atë pasardhëse. Paratë do të jenë atje”, deklaroi Mnuchin.

Kongresi miratoi 350 miliardë dollarë në fonde dedikuar biznesit të vogël muajin e kaluar për Programet e Mbrojtjes së Paycheckut, si pjesë e një pakete të paprecedentë prej dy trilionë dollarësh për të provuar të lehtësonte tërheqjen ekonomike të shkaktuar nga Coronavirusi dhe përpjekjet për të zbehur përhapjen e tij.

Masat e biznesit të vogël të miratuar nga Kongresi dhe presidenti Donald Trump synojnë të ndihmojnë kompanitë të mbajnë punonjësit në punë dhe të menaxhojnë shpenzimet e tjera gjatë shpërthimit të pandemisë.

Firmat me më pak se 500 punëtorë mund të përdorin paratë për të mbuluar pagat, me një kredi maksimale prej 10 milionë dollarësh.

Financimi është në dispozicion përmes huadhënësve të aprovuar nga Administrata e Biznesit të Vogël dhe pagesa e kredisë do të shtyhet për gjashtë muaj me mundësinë e faljes të paktën në një pjesë të asaj që marrin hua. /Telegrafi/