LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank regjistron fitimin më të lartë në tremujorin e parë në 11 vjet

Deutsche Bank regjistron fitimin më të lartë në tremujorin e parë në 11 vjet

Huadhënësi më i madh i Gjermanisë njofton 1.45 miliard euro të ardhura neto për tre muajt e parë të vitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Deutsche Bank ka regjistruar një të ardhur neto të tremujorit të parë prej 1.45 miliard euro.


Dhe kjo vlerë llogaritet 10% më shumë se totali i realizuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Siç thuhet më tej, shifra ishte mbi pritjet e analistëve dhe shënon gjithashtu fitimin më të lartë të grupit në tremujorin e parë që nga viti 2013.

Të ardhurat neto, që do të thotë fitimet e bëra para zbritjes së shpenzimeve, u rritën 1% nga viti në vit në 7.8 miliardë euro.

Kjo thuhet se u nxit kryesisht nga rritja e komisioneve dhe të ardhurave nga tarifat. /Telegrafi/